Vetëm disa muaj pasi kishte zgjedhur Los Angeles FC në MLS, Cristian Tello ka ndryshuar sërish mjedis. Kështu, mbrojtësi 31-vjeçar spanjoll është bërë një lojtar i ri në një skuadër nga Arabia Saudite.

Tello është angazhuar me Al Fatehin Saudit, ku ka nënshkruar kontratë për një sezon e gjysmë. Ai ka luajtur më parë për Betis, Barcelona apo edhe Porto.

Kampionati elitar i Arabisë Saudite po bëhet protagonist në arenën ndërkombëtare, pasi vetëm pak javë më parë ia doli të transferonte Cristiano Ronaldon.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: