Ish-kampioni i kikboksit, Andrew Tate i është kundërpërgjigjur akuzave të tij për përdhunim dhe trafikim, teksa mbahet në një paraburgim në Rumani. Sipas Tate-s, dosja e çështjes kundër tij ishte bosh.
Andrew, Tristan dhe dy të dyshuara femra rumune janë në paraburgim që nga 29 dhjetori në pritje të një hetimi penal, nën akuzat e formimit e një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, të mohuara prej tyre.
Një javë më parë, një gjykatë rumune zgjati paraburgimin e tyre deri më 27 shkurt. Prokurorët kanë deklaruar se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat e tyre duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se duan një lidhje ose martesë.
“Ata e dinë që ne nuk kemi bërë asgjë të keqe. Kjo dosje është plotësisht bosh. Sigurisht që është e padrejtë, nuk ka drejtësi në Rumani për fat të keq”, u tha Tate gazetarëve, ndërsa u soll për pyetje të mëtejshme nga prokurorët kundër krimit të organizuar.
(BalkanWeb)
