Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka folur për Radio Kiss Kiss, në prag të ndeshjes me Romën në kampionat.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë në Salerno, por Roma ka më shumë cilësi, ka shumë lojtarë të fortë. Ndoshta do të jetë paksa e ngjashme me atë me Juventusin, sepse edhe bardhezinjtë qëndruan pas për t’u mbrojtur. Ne do të duhet ta menaxhojmë topin mirë, të mos e humbasim atë dhe të shohim nëse mund të shënojmë”.

Për tifozët: “Është shumë bukur kur stadiumi është plot, ndihemi më të fortë dhe energjikë së bashku me tifozët. Mund të shtyjmë më shumë dhe të kërkojmë gjithmonë tre pikët” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: