Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi ka zgjedhur të pushojë në Alpet e Zvicrës së bashku me gruan, Antonela Rakuzon dhe fëmijët e tyre.
Por ata nuk ndodhen vetëm atje, pasi janë shoqëruar edhe nga ish-shoku i tij tek Barcelona, Çesk Fabregas dhe familja e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Antonela përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë foto me fëmijët, Mesin dhe Daniela Seman (gruaja e Fabregas). Ato janë shfaqur tepër të lumtura në prani të njëra-tjetrës dhe e kanë ruajtur miqësinë që nga koha kur bashkëshortët e tyre luanin në një skuadër. Rikujtojmë që Fabregas ka qëndruar tek Barcelona për 3 vite nga viti 2011-2014, ndërsa Mesi nga 2004-2021. Ata kanë qenë shumë miq të ngushtë pasi fituan shumë trofe së bashku dhe kjo miqësi vazhdon edhe sot që luajnë në ekipe të ndryshme.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
(BalkanWeb)