Gratë në Afganistan duhet të kthehen në arsim, asnjë forcë e jashtme apo e brendshme nuk mund t’i privojë ato nga kjo, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së Amina Mohammed duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën në rajon.
Zëdhënësja e OKB-së tha se ajo diskutoi heqjen e kufizimeve për gratë afgane dhe heqjen e barrierave për ndihmën humanitare në Afganistan gjatë takimeve me administratën talebane:
“Është e papranueshme që talebanët përpiqen t’i privojnë gratë nga e drejta për punë dhe arsimim, duke pretenduar se ato po ndjekin politika në përputhje me ligjet islame. Ndalimet e vendosura nga talebanët po bëhen çdo ditë e më të rrepta. Situata në Afganistan është shumë e trishtuar. Qëndrimi ndaj grave në rajon është i paqartë.
“Dekrete të tilla de facto të qeverisë shkelin rëndë të drejtat e tyre themelore si dhe parimet humanitare”, tha Zëdhënësja e OKB-së.