E diela do të gjejë Milanin përballë Sassuolos. Para këtij takimi të kampionatit, ka folur për mediat, trajneri i kuqezinjve Pioli.

“Unë i njoh mirë lojtarët e mi, nëse ata kanë bërë shumë gabime, unë jam përgjegjës kryesor. Jam munduar të jem më i qartë, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, për të punuar më mirë. Ne kemi burimet për ta kapërcyer këtë periudhë. Ne po rikuperojmë lojtarë të dëmtuar dhe jemi të lumtur. Edhe një fitore e vështirë, por me karakter do të na bënte punë. Ne duhet të jemi një ekip i ndërgjegjshëm dhe solid. Sa më mirë të luash, aq më shumë shanse ke për të fituar, por mbi të gjitha të duhen rezultate pozitive tani për të rifituar entuziazmin, të flasësh është e kotë. Ne pranojmë shumë raste dhe po ashtu bëhet e vështirë për portierin. Duhet të mbrohemi më mirë si ekip”, deklaroi Pioli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: