38-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e një amerikani në bashkëpunim me një tjetër 47-vjeçar para autoriteteve greke ka rrëfuar se “Amerikani” i kishte shitur atij kokainë të prishur, jo cilësore.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 janarit në Kalamata.
Më tej mediat greke shkruajnë se ai ka theksuar se pistoletën me të cilën vrau viktimën, e mbante gjithmonë me vete.