Salma Hayek ka bërë një paraqitje zbuluese në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e paparacëve.
Aktorja 56-vjeçare është shfaqur në premierën e ‘Magic Mike’s Last Dance’ në Miami, e veshur me një fustan rrjetë të zi.
Në veçanti, ajo ka ecur në tapetin e kuq me një fustan me lule, të cilin e ka kombinuar me të brendshme të zeza dhe të gjithë sytë kanë rënë tek ajo. Ajo e ka kompletuar look-un e saj me sandale floriri dhe një çantë jeshile.
Është hera e parë që ylli i Hollivudit po merr pjesë në ekskluzivitetin e njohur. Duke folur për People, ajo tha për rolin e saj në filmin përballë Channing Tatum: “Skenat e papërshtatshme ishin një sfidë. Më trembën në fillim, por Channing është një partner shumë i mirë. Ai është i durueshëm dhe ka një sens të shkëlqyeshëm humori”.
