2023 i Bayern Munich nuk ka nisur si duhet: 3 ndeshje 3 barazime identike 1-1 janë treguesi më i qartë. Jo vetëm shifrat, shqetësues është fakti që disa lojtarë kanë mbyllur sezonin, si Neuer dhe Hernandes, ndërsa çështje po bëhet edhe Gnabry i cili kaloi fundjavën në Paris. I vetëdijshëm për këtë moment jo pozitiv është drejtori i deleguar i klubit, Oliver Kahn:

“Tre barazime radhazi tregojnë se nuk e kemi nisur si duhet gjysmën e dytë të sezonit. Qartësisht ishte një skuadër tjetër përpara Botërorit dhe një skuadër tjetër post Katar”, u shpreh Kahn.

Bayern
Bayern

Fakti që Gjermania doli që nga faza e grupeve, ndërsa Franca humbi Botërorin në finale, ka bërë që jo pak por 11 lojtarë të Bayern të mos jenë në kushte perfekte psikologjike. Pikërisht për të përmirësuar atmosferën, Bayern organizoi një kafe në Mynih, të gjithë bashkë, lojtarë, drejtues, staf, për të përmirësuar sado pak atmosferën, por diçka nuk shkoi si duhet.

Bayern Munich
Bayern Munich

Në takim u paraqitën të gjithë, madje edhe Neuer me paterica, por trajneri Nagelsmann erdhi në takim me dy orë vonese, kur Nagelsmann u fut në lokal, lojtarë si Davis, Wanner, Goretzka, Gnabry, Choupo-Moting, Sarr, Musiala e Mané kishin ikur. Këto detaje vetëm se konfirmojnë se në dhomat e zhveshjes së Bayern nuk mbizotëron një atmosferë pozitive.

Bayern kryeson Bundesligën, në kuotën e 37 pikëve, 1 më shumë se Union Berlin. Më shumë se sa kreu, apo gara për titull në Bundesligë, Bayern shqetësohet për sfidën kundër PSG në Champions League.

8f3ed3b8 4d0a 442a 91f3 F08808c85d18
8f3ed3b8 4d0a 442a 91f3 F08808c85d18

Në lidhje me merkaton, mediat shkruajnë se Joao Cancelo ka zgjedhur të vijoj karrierën e tij te Bayern Munich pas krisjes totale me Pep Guardiola-n. Anësori portugez do të transferohet në Mynih në formë huazimi me të drejtë blerje. Bayern do të paguaj 10 milionë euro për huazimin, ndërsa 70 të tjerë do të duhen në fund të sezonit për të blerë kartonin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: