Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një shqiptar që jeton në Turqi.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të larta kombëtare.

MESAZHI
Kënaqësi të takoja sot Dr.Sokol Brahaj, i cili jeton dhe punon në Izmir, në qytetin e bukur dhe me përqëndrimin më të madh të shqiptarëve në Turqi.
Sokoli është përfaqësuesi më i denjë i bashkëatdhetarëve tanë në Turqi, që me punë të ndershme dhe profesionalizmin e tyre janë kthyer në model dhe urë e fortë lidhëse midis dy popujve tanë.
Diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të larta kombëtare.
Mirënjohje dhe mbështetje për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendin mik, të cilët me modelet e tyre pozitive forcojnë miqësinë e sinqertë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. ?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb