Valë të reja shokuese sikurse ato të Brukselit do të mund të fillojnë në të gjithë Evropën, pasi më shumë se 120 kamikazë janë duke pritur në hije, gati për të goditur, shkruan Daily Stars.

Shteti Islamik, i njohur gjithashtu si Daesh, ka krijuar një “Brigada Vetëvrasëse” të xhihadistëve, i gatshëm të realizoj masakra dhe terror në të gjithë Evropën, transmeton Telegrafi.

Po sipas DS, dokumentet e rekrutimit nga grupi terrorist kanë zbuluar 123 anëtarë , përfshirë 25 belgë,  u dërguan në Evropë për të nisur sulme vetëvrasëse.

Disa kanë goditur tashmë, të tjerët janë vrarë në bastisjet e policisë, por rezultatet janë ende të pamjaftueshme.

Shpallja e kesaj shifre dëshiron të ndjellë frikë në vazhdën e sulmeve terroriste të Brukselit, nga të cilat u vranë 31 dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.

Mijëra faqet e provave zbulojnë emrat e anëtarëve të rinj të ISIS, vendin e tyre të origjinës dhe pozicionet që ata do të donin të mbanin në kuadër të ashtuquajturit Kalifatit.

Shumica kanë deklaruar se do të dëshironin që thjesht të mbanin rolin e “vetëvrasësit me bombë”.

Vullnetarët, të gatshëm për të vdekur si “martirë” vijnë nga Franca, Gjermania, Tunizi, Egjipti dhe Spanja.

Një nga dokumentet e regjistrimit i përkiste Mohamed Belkaid, një anëtari të ISIS të vrarë javën e kaluar gjatë kontrolleve në Bruksel.

Regjistrimet zbulojnë se ai kaloi nëpër një program trajnimi të ISIS-it në Raqqa – defakto kryeqytetit të Daesh në Siri.

Dokumentet gjithashtu konfirmojnë praninë e dy kampeve, ku qindra luftëtarë të ISIS janë duke mësuar se si të kryejnë sulme dhe trajnojnë rekrutët e tjerë për të kryer më shumë sulme në vendet e origjinës.

E Belgjika ishte përmendur disa herë në dokumente.

Aty janë 48 referenca të shtetasve belgë, 70 referenca për vendin – duke përfshirë sponsorët, anëtarët e familjes dhe numrat e telefonit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: