Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt për agresionin rus dhe ndikimin e Kinës e Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Nëpërmjet një postimi ë rrjetin sociale, Intsagram, Media ka shkruar se gjatë takimit ka folur për problemet në Ballkan, situatën në Bosnjë, bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.
View this post on Instagram
Postimi i plotë i Mediut:
Ishte privilegj i veçantë që të organizoj dhe drejtoj së bashku me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë me temë” Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kënës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”
Në këtë takim morën pjesë 10 kongresmenë Amerikan: Cong Sessions:Aderholt: Lutrell: Ëilson: Ëamp: Moolinar, Mann etj.
Po ashtu delegacione nga: Ukraina: Lithuania:Polonia: Rumania: Bullgaria: Kosova: Bosnja: Kroacia: Shqipëria: Mali i Zi: Maqedonia e Veriut: Serbia Britania:
Autoritete nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Këshilli i Sigurisë kombëtare.
Në takim theksova problemet në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsorizuar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente siç janë.
- shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën
- situata në Bosnjë, dhe veçanërisht kërkesa e Republika Sërpska për shkëputje
- Tensionet e qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut
- prezenca e fuqishme ekonomike e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare.
- Kongresmenët shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe mposhtur regjimin e Putinit, ashtu siç shprehën shqetësimin e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon dhe më gjerë nëpërmjet Iniciativës 17+1 dhe Road and Belt.
Pothuaj në çdo vend tashmë Kina është kthyer në kërcënim për privatësinë e shtetasve tanë.
Delagacioni shqiptar kishte në përbërje edhe deputetët Gjiknuri: Cupi dhe Gjylameti.
Po ashtu delegacioni Kosovës përfaqësohej nga ish kryeministrat Haradinaj: Hoti, kryetari i PDK Krasniqi dhe deputet nga gjithë grupet parlamentare.
(BalkanWeb)
