Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e BE-së.

Von der Leyen ka zhvilluar një vizitë  sot në Kiev, ku pritet të takohet me anëtarët e qeverisë ukrainase. Presidentja shoqërohet nga kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell dhe 15 komisionerë të tjerë europianë.

“Është mirë të kthehem në Kiev, për herë të katërt që nga pushtimi rus dhe këtë herë me ekipin tim të komisionerëve ”, shkroi von der Leyen në “Twitter”, duke shtuar: “Ne jemi këtu për të treguar se BE-ja është në anën e Ukrainës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb