Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar sot se Serbia do të mbrojë ekonomistët dhe ai njëkohësisht i ka porositur zyrtarët e Prishtinës “që të mos e presin degën ë të cilën qëndrojnë, sepse në të kundërtën”, ka thënë ai, kjo është në kundërshtim me çdo ide për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Duke reaguar për masat reciproke që Prishtina i ka filluar mbrëmë në mesnatë,Gjuriq gazetarëve në Graçanicë u ka thënë, njofton ‘tanjug’, se Serbia nuk beson në zgjidhjen e problemeve me konflikte dhe tensione.

Ai ka shtuar se kjo gjë “nuk u sjell të mira as serbëve dhe as shqiptarëve.
Pasi ka theksuar “pengimi i tregtisë është shembulli klasik i pengimit të lirisë së qarkullimit”, Gjuriç ka përfunduar se “jemi duke biseduar e bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare dhe po kërkojmë mënyrën më të mirë që t’i përgjigjemi”, ka thënë Gjuriç.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: