Lituania, Estonia, Letonia dhe Polonia i janë bashkuar thirrjes së Ukrainës që sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen të konkurrojnë në çdo ngjarje sportive

Katër vendet, që kufizojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, kanë qenë mbështetës të fortë të Ukrainës dhe ndër të parat që dërguan armë pas pushtimit të Moskës thuajse një vit më parë.

Deklarata e sotme, e lëshuar nga Lituania në emër të të gjitha vendeve, ka ardhur pas njoftimit të djeshëm të Letonisë se do të bojkotonte Lojërat Olimpike dhe kualifikueset e vitit 2024 nëse përfshihen atletët rusë dhe bjellorusë.

Nga ana tjetër Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se po shqyrton një mënyrë që atletët nga të dy vendet të jenë në gjendje të marrin pjesë si konkurrentë “neutralë” në Lojërat 2024 në Paris.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: