Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open”,News24 ka folur për dosjen “McGonigal” dhe përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

Lubonja e ka lidhur ngjarjen dhe me udhëtimet me charter që ka realizuar Rama, duke theksuar se kryeministri duhet të paraqitej në parlament në të njëtjën mënyrë si i kërkohej sot.

Në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI, Lubonja tha se Rama ka për detyrë që të sqarojë çështjen , teksa ka shtuar se ka gjithë partinë të rreshtuar pas vetes, pasi asnjë prej tyre nuk ka dalë ta kundërshtojë.

“Shoh me alarm të madh kur këta rreshtohen pas këtij personi dhe them kush do e drejtojë këtë vend. Ky person është takuar me kryeministrin, është paguar nga njerëz të lidhur me të dhe ka hapur një proces ndaj opozitës. Ne kemi këtë rreshtim kur qytetarët kërkojnë sqarim. Rama duhet të dilte aty sot dhe nuk doli.

Pse nuk doli. Ai nuk ka dalë as në një rast tjetër kur duhet të dilte. 137 fluturimet me charter që ka bërë, para pa fund. Gënjeu publikisht se thoshte që e bëri për reklamë dhe doli kontrata që nuk kishte reklamë. Sa herë ka të tilla probleme ai gjen monologun, nuk do të ndeshet. Sot kishte rastin t’i dërrmonte këta, por ndoshta ka zgjedhur heshtjen se është më e favorshme.

Reagimi i tij në TWitter nuk ka sqarim konkret. Nëse thuhet që McGonigal është takuar me Ramën në prezencën e 2 shqiptarëve që nuk merret vesh pse duhet të jenë në zyrën e tij, pa prezencën e ambasadës amerikane, dhe jo vetëm që është takuar por ka marrë të dhëna që përfshijnë partinë opozitare dhe ia ka dhënë këtij, që ka hapur proces ndaj tyre më pas. Ai ka detyrë të sqarojë, njeriu del dhe thotë. Ky tha që është miku i tij, e tha në shqip, pas ca kohësh tha e kam folur në anglisht, ndërkohë që e ka thënë shqip. Mendonte se ky miku ishte shumë i fortë dhe nuk do hynte deri këtu. Në këtë mori gënjeshtrash si mund të thuhet shpifje. Ka gjithë partinë të rreshtuar, duhet të dilte një apo dy që të flasin. Ku shkojmë në kështu”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb