Perëndimi e sheh Moldavinë si “Ukraina e ardhshme”, tha për televizionin “Russia 24” Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
“Perëndimi nuk respekton neutralitetin e vendeve në zhvillim dhe pothuajse çdo ditë ushtron presion ndaj atyre që nuk i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë”, tha Lavrov.
Ministri theksoi se teza për refuzimin e Rusisë për të negociuar për Ukrainën është e rreme dhe Rusia do të vazhdojë ta mohojë atë.