Policia italiane ka arrestuar 22-vjeçarin shqiptar pasi u kap me lëndë narkotike. Mediat italiane shkruajnë se i riu kishte fshehur kokainën në një kavanoz. Ai është vënë re nga karabinierët për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta teksa është takuar me disa perona të tjerë. Autoritetet kanë dyshuar se 22-vjeçari ishte një shpërndarës droge dhe e kanë ndjekur atë deri në rrugën Pradona në Komunën e Alseno. 22-vjeçari kishte ndaluar makinë në një kanal kullues dhe më pas ishte larguar. Nga kontrollet e kryera efektivët gjetën lëndën narkotike. Ndërkohë i riu shqiptar ishte kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të marrë mallin, por menjëherë është ndaluar dhe arrestuar nga efektivët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: