Rrëzohet balona kineze e spiunazhit. Mësohet se ka qenë një avioni luftarak  i SHBA që rrëzoi balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut.

Ndërsa administrata e Biden konfirmoi rrëzimin. Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se SHBA “do të kujdesej” për balonën kineze të dyshuar si “spiune”, që ka fluturuar në të gjithë SHBA ditët e fundit.

Mbërritja e balonës mbi SHBA vjen në mes të tensioneve të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken i cili anuloi një udhëtim në Pekin për këtë çështje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: