Roma ia doli të dërgojë 3 pikët në shtëpi sot pasdite, pas asaj fitoreje 2-0 ndaj Empolit. Pas sfidës, para mediave ka dalë trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Jose Mourinho.

“Para së gjithash, ne luajtëm ndaj një ekipi që në teori është më i forti për momentin. Ne për 30 minuta bëmë një lojë të shkëlqyer, luajtëm pothuajse në mënyrë perfekte. Por pas golave, intensiteti u ul dhe ne luajtëm në një mënyrë tjetër. Jam i lumtur që luajmë me limitet tona” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: