Ernest Muçi është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Legia e Varshavës në Poloni. Sot sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e fituar 1-2 në transfertë ndaj Zaglebie.

Muçi shfrytëzoi më së miri një asist të Josue, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Gol ky që vlen jo pak, por 3 pikë. Në këtë sezon, lojtari kuqezi ka realizuar 3 herë dhe ka asistuar 3 herë. Legia renditet në vendin e dytë me 38 pikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb