Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë në garën për titullin kampion. Madrilenët u mundën 1-0 në Mallorca, në një sfidë mjaft të luftuar në të dyja krahët. Takimi u vendos nga sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, me golin e tij në minutën e 13-të. Ekipi i Ancelottit dominoi ndeshjen, por pa produktivitet, u vunë re mungesat e shumta.

Los Blancos patën shansin e artë të barazonin nga pika e bardhë me Asension në fillimin e pjesës së dytë, por sulmuesi spanjoll gaboi nga pika e bardhë. Real-i renditet në vendin e dytë me 45 pikë, 5 pikë më pak se Barcelona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb