Mallorca mundi Real Madrid 1-0, me golin e Vedat Muriqit. Sulmuesi kosovar, gjithsesi, i ka dhënë të gjitha meritat e këtij triumfi portierit serb të skuadrës, Rajkovic, i cili priti një penallti të Asensios.
“Ka qenë një çmenduri. Rajkovic është protagonist në atë penallti. Me pritjen e tij na ka dhuruar tre pikë në shtëpinë tonë. Ne jemi një ekip i bashkuar dhe mendojmë për të ecur në të njëjtin drejtim edhe kur luajmë ndaj Realit apo Barcelonës. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kemi 28 pikë dhe po punojmë të shkojmë sa meë shpejt 40” – Tha ai.
(BalkanWeb)
