Barcelona përfiton pas gabimit të Real Madrid dhe shkon +8 nga Real Madrid. Katalanasit mundën 3-0 në shtëpi një ekip si Sevilla.

Të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë dhe mbajnë firmën e Alba, Gavi dhe Raphinha. Ekipi i Xavit ka grumbulluar 53 pikë (Vendi i parë) dhe ndeshjen e radhës e ka në transfertë ndaj Villareal. Situata te Sevillia nuk është e mirë, pasi ekipi renditet në vendin e 16-të, shumë larg pritshmërive, me vetëm 21 pikë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb