Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka shprehur ngushëllimet presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas një tërmeti të fuqishëm që i mori jetën më shumë se 1000 personave ditën e sotme.
Mediat turke shkruajnë se përpos ngushëllimeve, Scholz tha se Gjermani është gati për të ndihmuar Turqinë.
“Ngushëllime për tragjedinë. Ju urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve dhe familjarëve të viktimave. Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë në trajtimin e kësaj fatkeqësie”, tha Scholz.
Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm më magnitudë 7.7 ballë, duke i marrë jetën 1,498 personave, ndërsa ka lënë të plagosur 8,533 të tjerë.
(BalkanWeb)
