Leeds United shkarkoi trajnerin Jesse Marsch këtë të hënë. Largimi i tij u njoftua në një deklaratë 24 orë pasi skuadra kishte humbur 1-0 ndaj Nottingham Forest. Kjo disfatë ishte e 16-ta e teknikut në 37 ndeshje në krye të ekipit. Leeds shënoi 52 gola dhe pësoi 60 gola gjatë epokës Marsch, me këtë të fundit që qëndroi 343 ditë në pankinë.

Leeds përfundoi në vendin e 17-të në Premier League sezonin e kaluar, duke shmangur rënien nga kategoria për vetëm 3 pikë.

“Leeds United mund të konfirmojë se trajneri Jesse Marsch është liruar nga detyra e tij. Jesse iu bashkua klubit në shkurt 2022 dhe ishte i rëndësishëm në qëndrimin mes më të mirëve vitin e kaluar” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb