Një burrë, familja e të cilit mbetet e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese apartamentesh të rënë në qytetin turk të Dijarbakirit, ka thënë se ata që presin lajme mbeten me shpresë.

Ahmet Budak tha se nipi i tij mbetet nën rrënoja, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

“Ne nuk mund të arrijmë rreth 30 njerëz në total,” tha ai. “Po presim me shpresë, dashtë Zoti do të kemi lajme të mira”.

Dijarbakir është shtëpia e 1.2 milionë njerëzve dhe të paktën 20 ndërtesa u shkatërruan kur tërmeti i fuqishëm goditi Turqinë dhe Sirinë.

Qyteti është rreth 168 milje nga epiqendra e tërmetit.
Një burrë tjetër në zonë, Hasan Sancar, përshkroi se si vrapoi në rrugë me familjen e tij kur ndjeu lëkundjet.

“Telefonuam të afërmit tanë dhe kur nuk arritëm me dikë, u trembëm. Ka të njohur nën rrënoja tani”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb