Fabrika e Birrës Korça dhe historia e saj e suksesit e shtrirë përtej vendit me prodhimin origjinal e të pakrahasueshëm të birrës së parë shqiptare, ka ngjallur edhe interesin e ambasadorit të Holandës në Shqipëri.

Diplomati Rejnaut Vos gjatë një vizite në qytetin e Korçës u ndal për të vizituar edhe ambientet e fabrikës se birrës Korça, ku siç thotë, mbeti i impresionuar nga investimi, teknologjia me standarde europiane dhe aparaturat moderne. Ai e konsideroi fabrikën si një nga investimet më të rëndësishme në Shqipëri.

“Jam i emocionuar të shoh arkitekturën e mrekullueshme të ndërtesës gati 100- vjeçare e cila është kaq e ruajtur mirë. Është një monument, dhe procesi i prodhimit të birrës është një art mbresëlënës. Ne kemi edhe mundësinë të shijojmë birrën pikërisht këtu, të sapo prodhuar nga dora e ekspertëve”, tha ambasadori i Holandës.

Cilësia e shkëlqyer e birrës ‘Korça’ vijon të jetë prioritet i kësaj sipërmarrje gjigande gjë që ndihet edhe nga diplomati holandez. Pa asnjë ngurrim ambasadori e quan birrën Korça më të mirën pije shqiptare që ka shijuar ndonjëherë.

“Kjo birrë ka një shije shumë të mire dhe mendoj se do jetë një hit i madh edhe këtë verë. Gjithashtu shpresoj që shitjet dhe suksesi i kompanisë të jetë shumë i madh.
Shqipëria ka mundësi të eksportojë produktet e saj edhe në Kosovë e Maqedoni dhe në Greqi, por veçanërisht birrën Korça, e cila ka një shije speciale”, u shpreh ambasadori.

Magjia që ofron Korça dhe birra që prodhohet aty e çuan ambasadorin në këtë qytet unik ku siç thotë mund të qëndronte përherë.

“E dua Korçën, madje iu kam thënë njerëzve që mund të qëndroj në Korçë përgjithmonë. Është një qytet kaq i mrekullueshëm, me ndërtesa të mrekullueshme dhe madje me një tradite dhe kulturë të bukur, gjithashtu me muze të cilët dua t’i vizitoj të gjithë. Ky qytet është perfekt për turistët. Unë këtu jam për birrën dhe për shumë gjera të tjera që ende s’i kam vizituar”, tha ai.

Fabrika e birrës Korça është shndërruar në një atraksion turistik, i cili është i vizitueshëm në çdo stinë të vitit nga turistë dhe diplomatë shqiptarë apo të huaj. Askush nuk mund të largohet nga Korça pa vizituar këtë fabrikë, pa njohur nga afër historikun e saj dhe pa provuar shijen e birrës së parë shqiptare, birrës Korça.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb