Pas dy humbjesh radhazi, Vllaznia është kthyer te fitorja (2-0). 3 pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj një kundërshtari si Kukësi, mjaft i vështirë.

Shkodranët do dhuronin spektakël në pjesën e parë, pasi Herald Marku do realizonte një gol për panoramë në minutën e 18-të. Për të dyfishuar shifrat mendon Fjoart Jonuzi me një goditje nga distanca, duke ndezur kështu sërish festën në stadium.

Kukësi do e kishte të vështirë të reagonte, pasi prapavija e të besuarve të Mirel Josës ishte në një ditë të mirë.

Vllaznia renditet në vendin e dytë me 31 pikë. Kuksianët vijojnë të jenë në ujëra të turbullta, vendi i nëntë në tabelë dhe 22 pikë.

Teuta ka mposhtur minimalisht 1-0 skuadrën e Bylisit në “Niko Dovana”. Beqja mund të ndëshkonte kundërshtarin në minutën e 23-të, nëse do kishte pak fat, pasi gjuajtja e tij nga distanca u ndal në traversë. Në mesin e fraksionit të dytë, Adili do vendoste në provë Qirkon, me këtë të fundit që do i kundërpërgjigjej me një pritje fantastike.

Durrssakët do “tundnin rrjetën” në minutën e 78-të me Goxhën, që do mposhtte me sukses Teqjan. Goli i parë për të, me këtë fanellë. Të besuarit e Martinit janë në vendin e shtatë me 24, ekipi nga Ballshi është një pozicion më poshtë, me një pikë më pak.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: