Pamjet pas tërmetit në Turqi janë zemërthyese dhe tronditëse, teksa qindra trupa të grumbulluar nëpër stadiume dhe parkingje presin që të identifikohen nga të afërmit e tyre.

Banorët në zonat e goditura nga tërmeti kaluan pranë trupave të pajetë, duke hequr me kujdes batanijet që i mbulonin fytyrat e tyre në përpjekje për të identifikuar të afërmit.

Nada, një grua siriane dhe burri i saj turk pyetën një anëtar të ekipeve të shpëtimit se cila ishte mënyra më e përshtatshme për të gjetur mbesën dhe tezen e tyre midis më shumë se 100 trupave të vendosur në parkingun në spitalin Hatay pranë qytetit të Antakya (Antioki) Turqia jugore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shumë nga të vrarët nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ishin vendosur në thasë të posaçëm ose të mbuluar me batanije, derisa të afërmit ose miqtë i identifikuan dhe i larguan. Trupat u vendosën në tenda ose në trotuar jashtë spitalit.

Disa nga të vdekurit kishin etiketa me të dhënat e tyre personale, të tjerët jo. Të afërmit që gjejnë njërin prej tyre marrin një certifikatë vdekjeje dhe leje varrimi nga një prokuror i pranishëm në vendngjarje dhe më pas i transportojnë të vdekurit me automjetet e tyre.

Erdem, 36 vjeç, një punonjës i shërbimeve të urgjencës që erdhi nga Izmiri në Turqinë perëndimore, tha se një problem ishte mungesa e morgjeve dhe se koordinatorët po prisnin kamionët frigoriferikë për të vendosur të vdekurit.

Në veri, në Kahramanmaras, pranë epiqendrës së tërmetit, të paktën 100 trupa u vendosën në një fushë, ku banorët shkuan për identifikim.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: