Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 mund të dërgohet në Ukrainë brenda tre ose katër muajve të parë të këtij viti, ka thënë një zyrtar i lartë gjerman.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se “të paktën një” dërgesë mund të dorëzohet deri në mars ose prill, e përbërë nga rreth 31 tanke.
Berlini ka pranuar të dërgojë 14 prej tankeve të prodhimit gjerman dhe ka miratuar gjithashtu dërgimin e tyre në Ukrainë nga aleatët e tjerë.
Gjermania ka vendosur gjithashtu të bashkojë fondet me Danimarkën dhe Holandën për të vendosur në gatishmëri të paktën 100 tanke të vjetër Leopard 1 nga rezervat e tyre për Ukrainën.
