Izraeli, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe në veçanti Azerbajxhani shprehën mbështetjen e tyre, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e tij në Hatay.

“Më shumë se 60 vende dërguan ndihma humanitare në Turqi. Gjatë bisedës telefonike ata thanë se do të vazhdojnë të na mbështesin. Në emër të kombit shpreh mirënjohjen time për të gjitha vendet mbështetëse”, tha Presidenti.

Udhëheqësi turk vuri në dukje se ekipe nga 18 vende po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit: “Procesi është në vazhdim. Spitali universitar në Hatay do të fillojë gjithashtu pranimin e të plagosurve.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb