Aksident në aksin Fier-Patos, në afërsi të një karburanti. Mësohet se dy automjete, një tip Mercedes Benz dhe një Volkswgen janë përplasur me njeri-tjetrin.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesit i Volkswagen, pasi mjeti ka përfunduar në kanal.

Shoferi është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: