Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë provincat Adiyaman dhe Malatya të premten për të inspektuar zonat e prekura nga tërmeti i së hënës. Kështu deklaroi transmetuesi shtetëror turk TRT Haber.

Provincat ndodhen në jug të vendit dhe në veri të Gaziantepit, epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

Më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri, ndërkohë punonjësit e shpëtimit po garojnë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave të shembura në kushtet e vështira të dimrit.

Të paktën 78,124 njerëz u plagosën në të dy vendet, sipas autoriteteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: