Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” lidhur me zgjedhjet në 14 maj. Meta shprehet se 14 maji do të sjellë përmbysjen e  këshillave bashkiakë monistë dhe një rezultat triumfues të Partisë së Lirisë.

Satusi:

14 Maji do të sjellë jo vetëm përmbysjen e këshillave bashkiakë monist, por edhe një rezultat triumfues të Partisë së Lirisë.

Ne do të kemi një përfaqësim të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë.

Fokusi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë i patjetërsueshëm në çdo moment: Garantim i llogaridhënies dhe mbrojtja e interesit publik dhe qytetar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: