Nëse Denzel Dumfries do të largohet nga Inter në fund të këtij sezoni, stafi drejtues zikaltër ka piketuar Noussair Mazraoui si zëvendësuesin ideal, kjo dhe për vetë faktin se të dy lojtarët menaxhohen nga i njëjti agjent, Rafaela Pimenta.

Dumrfries pëlqehet shumë në Premier League, Chelsea e provoi verën e shkuar, ndërsa Man.United e tentoi këtë janar, të dy klubet do ta provojnë edhe në fund të këtij sezoni. Kartoni i Dumfries vlerësohet me 45 milionë euro.

Mazzz
Mazzz

Marotta dhe Ausilio shohin te Mazraoui zëvendësuesin ideal të Dumfries, për më tepër që as anësori maroken nuk do të ishte kundër një largimi nga Bayern. Afrimi i Cancelos në Mynih zvogëlon gjithnjë e më shumë hapësirat për Mazraoui-n.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb