Atalanta ka shkëlqyer ndaj Lazios në kryeqytet, duke fituar 0-2. Bergamaskët zhvilluan një ndeshje fantastike, 3 pikë të arta për ta në këtë fazë të rëndësishme të sezonit. Golat u realizuan nga një për secilën pjesë dhe mbajnë firmat e Zappacostës dhe Hojlund.

Titullarë në këtë takim ishte Elsi Hysaj për lacialët dhe Berat Gjimshiti për Atalantën. Djemtë e Gasperinit janë në vendin e 3-të, ekipi i Sarrit e sheh veten në vendin e gjashtë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb