Peruja ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone për t’u marrë me trazirat politike dymujore që kanë marrë dhjetëra jetë në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Një mandat i botuar në gazetën zyrtare El Peruano tha se masa do të zgjatet me 60 ditë për shkak të “veprimtarive të vazhdueshme terroriste dhe akteve të tjera të paligjshme”.

Masa u vendos në 44 qarqe në të gjithë vendin që forcat e armatosura të vazhdojnë operacionet e tyre. Kjo masë e marrë pezullon të drejtat kushtetuese si liria e tubimit dhe autorizon ushtrinë, me mbështetjen e policisë, të rivendosë rendin publik gjatë emergjencës.

Trazirat politike në vendin e Amerikës së Jugut filluan pas shkarkimit dhe arrestimit të ish-presidentit Pedro Castillo më 7 dhjetor dhe betimit të Zëvendës Presidentes Dina Boluarte për të zëvendësuar Castillo.

Përleshjet mbarëkombëtare midis mbështetësve të Castillo dhe forcave të sigurisë kanë lënë mbi 60 të vdekur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb