“Jam pushtuar nga dashuria, më falni, ky është festivali i dashurisë”- kështu u shpreh Rosa Chemical pasi puthi në buzë Fedez në mbrëmjen e fundit të Sanremo 2023.

Këngëtari fillimisht u ul mbi Fedez duke bërë disa skena provokuese dhe më pas e tërhoqi zvarrë me vete në skenë dhe në fund e puthi me pasion.

Këngëtari, i cili në këngët e tij i këndon dashurisë së lirë dhe pa paragjykime seksuale, ishte sulmuar nga parlamentarja veroneze Maddalena Morgante, e cila e akuzoi se po bënte “një reklamë të grupeve gjinore”.

Pasi puthi Fedez, Rosa Chemical mori lule nga Chiara Ferragni, bashkë-prezantuesja e mbrëmjes dhe gruaja e vetë Fedez.

Ndërkohë në rrjet kanë shpërthyer komentet dhe ndjekësIt janë ndarë në dy grupe ku disa po mbështesin mesazhin që ai dha ndërsa të tjerë e kanë kritikuar dhe sidomos Fedez i cili kishte të pranishëm në sAllë dhe familjen e tij./PanoramaPlus

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: