Napoli nuk njeh rival në Serie A, vijon i qetë marshimin drejt titullit kampion. Ekipi i Spallettit kaloi pa shumë vështirësi Cremonese në “Maradona” duke dalë me pikë të plota pas suksesit të pastër 3-0. Kvarataskhelia kaloi Napolin në avantazh në minutën e 22-të, ndërsa në të 65-tën ishte Victor Osimhen që dyfishoi shifrat. Për nigerianin ky ishte goli i tij i 17-të sezonal në Serie A. Për të mbyllur përfundimisht llogaritë mendoi Elmas në minutën e 79-të që hipotekoi fitoren e 6-të radhazi për Napolin në Serie A.

Me këtë sukses, ekipi i Spallettit përforcon gjithnjë e më shumë pozitat në krye, për momentin shkojnë në plus 16 pikë në raport me Inter, por me një ndeshje më shumë:

Spalletti
Spalletti

“Njerëzit flasin se ne e kemi fituar titullin dhe se mund të mendojmë për gjëra të tjera, por nuk është kështu. Ne jemi të përqendruar në çdo detaj. E vërtetë është se qyteti dhe tifozët presin diçka speciale këtë vit, ne jemi të vetëdijshëm se mund të arrijmë, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Spalletti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb