SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ‘Loro Boriçi”.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja dhe nisën hetimet.

Ndërkohë, i plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës. Sakaq, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, të cilët janë larguar nga vendi i krimit menjëherë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: