Jude Bellingham është në dilemë për të zgjedhur skuadrën e re. Liverpool është në ndjekje të talentit anglez dhe është i gatshëm të investojë për të. Por ka një problem jo të vogël, Të Kuqtë rrezikojnë të mbeten jashtë Champions në sezonin tjetër.

Situata është kritike dhe kërkon një reagim kapital. Në gjysmë të sezonit, për momentin janë 12 pikë prapa vendit të katërt, por me dy ndeshje më pak. Bellingham është i vetëdijshëm për këtë skenar.

Mesfushori do të kushtojë rreth 100 milionë euro, por operacioni mund të rritet në 150 nëse ka një ankand në verë, pasi do të përfshijë një shumë të dukshme ‘bonusesh’. Thelbi i çështjes mbetet i njëjtë: vullneti i tij. Cilën alternativë do të zgjedhë…

Nëse do të donte të shkonte në Angli, do të kishte pëlqyer Manchester United (jo Chelsean, pasi Dortmund tashmë i ka mbyllur dyert për shkak të “politikës së egër të transfertave”). Jude nuk do të shkojë as te PSG.

Në pole është një mes “Anfield” dhe Madridit. Pra, faktori ‘të qëndrosh jashtë ndeshjes në Ligën e Kampionëve’ është vendimtar për të prishur ekuilibrin. Liverpoolit i kanë mbetur edhe 18 ndeshje për ta shmangur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb