Jakub Jankto, ish- lojtari i Serie A me anë të një video të publikuar sot, bëri të ditur se është homoseksual. Futbollisti i Spartës së Pragës vendosi të mos heshtë më, duke treguar kështu orientimin e tij seksual. Ish-e fejuara e Janktos, Marketa Ottomanska ka treguar mbështetje maksimale për të, madje duke thënë se është krenare për partnerin që ka patur dikur në krah.
“Ai është një futbollistët e parë që deklaron hapur seksualitetin e tij, zakonisht ata e bëjnë këtë në fundin e karrierës. Ne u ndamë në vitin 2021, por unë jam shumë krenare për të. Ai kishte frikë se njerëzit nuk do ta pranonin seksualitetin e tij, mund të vuante nga kërcënimet dhe ofendimet.
Tani fatmirësisht ai tashmë është i çliruar dhe jam i sigurt se tashmë do të jetë i qetë dhe i lumtur. Ata që e duan atë me siguri që do ta kuptojnë se ai është i njëjti person si më parë”, tha Ottomanska.
(BalkanWeb)
