Një tërmet i fuqishëm goditi para pak ditësh Turqinë, me numrin e viktimave që është mjaft i madh. Mesfushori turk i Interit ka dërguar një mesazh motivimi për vendin e tij, gjithashtu nuk la pa falenderuar edhe shokët e skuadrës për mbështetjen.
“Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe familjen e Interit që më kanë qëndruar pranë, kam marrë shumë mesazhe nga tifozët. Patëm një tërmet shumë të fortë, duke parë imazhe të caktuara. Nuk ishte e lehtë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar këta njerëz, duhet të bëhemi të fortë për të dalë më shpejt prej kësaj gjendjeje” – Tha ai.
(BalkanWeb)
