I ashpër ka qenë qëndrimi i Aldo Bumçit ndaj kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Open” në News24, Bumçi u shpreh se Rama kishte për qëllim të vriste politikisht opozitën.

I ndalur tek protesta e sotme zhvilluar përballë Kuvendit, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bumçi tha se qytetarët iu përgjigjën thirrjes së opozitës, dhe se sipas tij Rama nuk do të jetë më kryeministër.

“Këto qytetarë në Shqipëri janë shumë më europianë. Në këtë botë nuk ka asgjë ideale. Jemi njerëz që mundohemi të bëjmë më të mirën. Në këtë Shqipëri me probleme mos prit të kesh opozitën ideale. Por sot qytetarët më Europian se ata në Paris , Pragë e  Bukuresht iu përgjigjën opozitës. Kam takuar votues të majtë, ose votues të majtë që kanë biznese të vogla, ose votues të majtë që punonin në banka që më kanë takuar. Edi Rama ka dalë nga çdo parashikim dhe nuk besoj siç thonë të majtët me arrogancë, se janë aty. Të majtë duan të mirën e familjes së tyre, të mirën e këtij vendi dhe unë i kam takuar njerëz të tillë. Ky është një proces që nuk ndalon. Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse nisi të na vriste dhe nuk i doli plani”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: