Viktor Sevalnev, është një nga të dënuarit, i cili u dërgua për të luftuar për Rusinë në Ukrainë ku ndërroi jetë pasi u ekzekutua nga forcat ruse.

“Po më çojnë për të pushkatuar. Kam humbur shumë njerëz atje. Mos dërgoni më njerëz këtu. Mjaft, duan të na vrasin të gjithëve”, ky është audio mesazhi i të ndjerit Sevalnev.
Në një mesazh për gruan e tij, ai tha se kishte frikë se rusët do ta merrnin nga shtrati i spitalit, ku ai regjistroi mesazhin audio dhe do ta ekzekutonin. Ditë më vonë, trupi i tij iu kthye gruas së tij në Moskë, në një arkivol të mbyllur.

CNN raporton se Sevalnev, fatkeqësisht i është bashkuar listës së ekzekutimeve nga Rusia dhe se për muaj të tërë Moska ka përdorur grupin “Wanger”, i cili rekruton të dënuar për të luftuar në Ukrainë.

Themeluesi i grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin tha javën e kaluar se kishte ndaluar rekrutimin e të dënuarve për të luftuar në Ukrainë, duke thënë “ata që punojnë për ne tani po përmbushin të gjitha detyrimet e tyre”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo çka e shqetëson më shumë situatën është se Sevalnev dhe disa të burgosur kanë folur për një strategji të re nga anët e rusëve. Ata thonë se ishin të punësuar drejtpërdrejt nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ata na theksojnë se nuk janë Wagner, se janë ftuar zyrtarisht nga ministria e mbrojtjes”, tha për CNN Andriy Usov, përfaqësues për inteligjencën e mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb