TIRANË

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, një ditë pas protestës para Parlamentit. Mbledhja e Kryesisë pritet të nisë në orën 13:00, teksa kreu i PD Sali Berisha, do të ketë dhe një deklaratë.

Ditën e djeshme opozita mbajti një protestë para parlamentit, e dyta brenda tre ditësh, pasi të shtunën zhvilloi një tjetër tubim kombëtar që u mbaj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Çështja McGonigal ishte çështja e fundit që ngriti opozitën, teksa Berisha paralajmëroi një revolucion demokratik që do të përfundojë me fitore.

“Fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë intensiv me qytetarët, jo nëpërmjet ekraneve. Do i përdorim ekranet, por kontaktet direkte janë rruga absolute e suksesit të revolucionit. Për ne ishte një ndihmë e jashtëzakonshme arrestimi i McGonigal me akuzat dhe qartësimin se ai komplotoi kundër pluralizmit në Shqipëri.

Por, siç e thoshte Uashington Examiner, zyrtarë, në shumës, askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar. Dhe në këtë periudhë, ata që vazhduan veprën e McGonigal, me non-grata, me sulmet e paimagjinueshme ndaj PD, një forcë që përpiqej të mbronte vlerat perëndimore në këtë vend, po përpiqej të mbronte shtetin ligjor, po denonconte me gjithë forcat e veta. Por ajo nuk duhej të ekzistonte për këtë mafie të rrezikshme.

Duhej të ekzistonte vetëm Edi Rama, që shpërndante para me valixhe dhe ushqente këto shushunja. Dhe që shfrytëzonin pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës në një rast unik. Kemi lexuar për grushte shteti për rrëzim qeverie, por grusht shteti për rrezik opozite ndoshta ka ndodhur, por nuk kam lexuar ndonjëherë”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb