Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Mohamed bin Rasheed al Maktoum, zëvendës presidentin dhe kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama zbulon se ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës përvojës në lidhje me zhvillimin dhe modernizimin e qeverisjes”, e cila do të mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA.
“Me ftesë të Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA “, ka shkruar Rama.
(BalkanWeb)