Turqia mban zi për viktimat e tërmetit që shkatërroi vendin pak ditë më parë. Në të tilla kushte është e pamundur të flitet për lojën e luajtur dhe futbolli ka kaluar në plan të dytë.

Kampionati do të rifillojë më 3 mars dhe në garë do të jenë dy skuadra më pak. Hatayspor dhe Gaziantep, klube nga qytetet e vendosura në dy nga zonat më të prekura, kanë vendosur të tërhiqen. Një vendim që do të ketë pasoja edhe në merkato, sepse lojtarët do të mund të vendosin ta mbyllin sezonin diku tjetër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb