E mërkura e Champions League sheh një ndeshje që premton spektakël, Dortmund-Chelsea në Signal Iduna Park. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat trajneri i verdhezinjve gjerman, Edin Terzic.
“Ne i studiuam ata pas shortit, por më pas pati shumë lëvizje, ata larguan shumë lojtarë dhe erdhën të rinj. Nuk e di se çfarë formacioni do të përdorin, fokusohemi te vetja jonë dhe çfarë ne mund të bëjmë.
Ne jemi në një forme të shkëlqyer, edhe nëse gjithçka nuk është ende 100 përqind.. Na duhet të paktën një fitore në shtëpi, padyshim që është më e lehtë me 80,000 tifozë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
